Numri 2 i PS, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes me kryeministrin Rama dhe drejtuesit e qarqeve, u shpreh se është vendosur që ky takim të jetë i përjavshëm.
Gjithashtu bëri të ditur se do të krijohet një kanal komunikimi virtual në anëtarësinë e PS, për të vlerësuar performancën e çdo deputeti dhe ministri.
“Interesimi juaj dhe i qytetarëve është pa dyshim këtu ku është e sotmja dhe e ardhmja. Së pari dua t’ju them se ky takim i përjavshëm do të vijojë deri më 25 prill. Diskutuam mbi çështjet organizative. I dorëzuam kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët. Diskutuam për krijimin e një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë e partisë, për të vlerësuar performancën e çdo deputeti dhe çdo ministri. Ky kanal do të jetë i dedikuar për kontributin e çdo qytetari. Janë ata që e vlerësojnë dhe kontribuojnë në përmirësimin tonë. E mirëpresim.”, – u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post