Avokati Ylli Manjani ka mbajtur një qëndrim të ashpër mbi çështjet më të fundit që kanë bërë politikën të ‘ziejë’. “Nëse barra e provës kalon kaq kollaj tek i akuzuari dhe ça më keq akoma tek i dyshuari, përse shtetit i duhet prokuroria?!”, – shkruan i revoltuar Manjani.
Më tej avokati shton: ”Në këtë këndvështrim nuk shkon as propozimi i Lulzim Bashës për të hedhur barrën e provës tek biznesi dhe zyrtarët. Kjo llogjikë i prezumon automatikisht mafiozë bisnesin e zyrtarët (sipas Lulzim Bashës) dhe të dënuarit, të akuzuarit, gjykatës e prokurorë (sipas Edi Ramës). Pra politika jonë zyrtarisht pranon që vendi drejtohet nga Mafia!”.
Postimi i Manjanit:
“Një pyetje kam.
Nëse barra e provës kalon kaq kollaj tek i akuzuari dhe ça më keq akoma tek i dyshuari, përse shtetit i duhet prokuroria?!
Deri më sot parimi ka qenë që Prokurori ngre akuzë, por ka barrën të provojë akuzën.
Tani sugjerohet që i dyshuari duhet të provojë që është në rregull me ligjin.
Kjo nuk shkon!
Konflikton rëndë me parimet e sundimit të ligjit.
Në këtë këndvështrim nuk shkon as propozimi i Lulzim Bashës për të hedhur barrën e provës tek biznesi dhe zyrtarët.
Kjo llogjikë i prezumon automatikisht mafiozë bisnesin e zyrtarët (sipas Lulzim Bashës) dhe të dënuarit, të akuzuarit, gjykatës e prokurorë (sipas Edi Ramës).
Pra politika jonë zyrtarisht pranon që vendi drejtohet nga Mafia!!! – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post