• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk rri dot pa ua thënë vëllazërisht”, Rama iu drejtohet deputetëve për Specialen

20 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pjesë të fjalimit në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe atë që po ndodh me krerët e UÇK në Hagë.

Ai e ka quajtur procesin ligjor kundër përfaqësuesve të UÇK në Hagë si të parregullt.

“Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së? Pa Hashim Thaçin e shokët e tij, që udhëtuan bashkë me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosen e të tjerët, për të takuar historinë e re të shqiptarëve këtej bjeshkëve, nuk e dimë se çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në fillim të këtij shekulli. Por, e sotmja do t’i ngjante më shumë të shkuarës sesa të ardhmes pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa në krye Hashim Thaçin”, u shpreh Rama.

“Por, sot që jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall Pavarësia e Kosovës, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi vazhdojnë të mbahen peng prej gati 5 vjetësh në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë së një shteti të së drejtës. Unë nuk e kam diskutuar kurrë të drejtën e asaj Gjykate Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, por ka një dyshim shumë të madh se ai proces është proces i parregullt ligjor dhe se normat e tij janë nën standardet e drejtësisë të të gjitha vendeve demokratike që e financojnë atë farë gjykate,” tha Rama.

“Unë nuk rri dot pa ua thënë çudinë time se në këtë sallë nuk është marrë asnjë nismë për t’i kërkuar përmes një rezolute ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me shqetësimet mbi standardet e asaj gjykate. Ndoshta ky shqetësim mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është gjëmë e madhe për ata 4 persona dhe për integritetin e drejtësisë ndërkombëtare. Nuk mund të lejohet që ajo gjëmë, nëse është gjëmë, ta bëjë dëmin e vet. Dua ta dini që nëse Kuvendi i Kosovës do e ndërmerrte nismën për këtë rezolutë për të ndarë shqetësimin dhe nëse do të na kërkohej që një nisme të tillë t’i bashkohej edhe Shqipëria, PS do të angazhohej që të njëjtën nismë ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë”, shtoi Rama.

Paraardhëse

Berishës mund t’i hiqet “non grata”? Kasanof: Fokusi i SHBA-së është te reforma dhe mbështetja e SPAK

Pasardhëse

Scholz: Sirianët e mirintegruar mund të qëndrojnë në Gjermani edhe pas rënies së Assadit

Pasardhëse

Scholz: Sirianët e mirintegruar mund të qëndrojnë në Gjermani edhe pas rënies së Assadit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Dua Lipa drejt altarit! Këngëtarja më në fund e konfirmoi: Jam e fejuar

Nga lajme2
13 June, 2025
0

Dua Lipa dhe Callum Turner po shkojnë drejt altarit! Ylli i muzikës botërore, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa,...

Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës

13 June, 2025

Mira Murati i jep fund beqarisë! Dasmë sekrete në Toskanë por me motive tradicionale shqiptare

12 June, 2025

“Mos gabo me gruan”, Shpat Kasapi me një mesazh të fortë pas ndarjes

12 June, 2025

Bardhi e pranon hapur: Big Brother nuk ka qenë eksperienca ime më e mirë

12 June, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.