Ministrat e BE-së po diskutojnë sot situatën në fushën e zgjerimit dhe politikës së pranimit në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel. Në takim u diskutua se prill 2020 duhet të jetë data për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Propozimi francez është shumë i gjerë. Është mirë që shtetet anëtare kanë propozimet e tyre, por duhet të presim që ekipi i ri i Komisionit Europian të fillojë punën, në mënyrë që të arrijmë unanimitetin për hapjen e negociatave me dy vendet”.
Këtë deklaratë ministrja e jashtme e Finlandës Tytti Turpurainen, e bëri në hyrje të takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme në Bruksel, ditën e sotme.
Që në fillim Finlanda ka qenë një nga vendet që kanë mbështetur Shqipërinë, për hapjen e negociatave, dhe ka qenë e angazhuar për të lobuar tek vendet e tjera anëtare, që të jepnin vendim pozitiv më 18 tetor.
Ministrja e jashtme e Finlandës Tytti Turpurainen, mban njëkohësisht edhe pozicionin e presidencës në BE.
Diskutime rreth kësaj post