Deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka reaguar ashpër për propozimet e mazhorancës lidhur me ndryshimin e ligjit për të huajt i cili lehtëson procedurat e marrjes së vizave të punës për shtetasit e huaj në territorin shqiptar.
Ai shprehet se qeveria po tremb shqiptarët dhe hap dyert për punëtorët e vendeve të botës së tretë.
“Ky eshte nje vend mikprites per te huajt e botes se trete dhe vend i ashper dhe i eger me qytetaret e tij. Ku jane politikat ekonomike? Ku eshte arsimi profesional per te rinjte tane? Ku jane incentivat fiskale per bizneset e vogla e te mesme te cilat po mbyllen e po zevendesohen nga bizneset e medha te oligarkeve? Juve trembni biznesin e vogel dhe favorizoni oligarkun. Juve trembni shqiptarin dhe hapni dyert per punetoret e vendeve te botes se trete. Ky eshte nje turp qe shqiptaret nuk duhet ta pranojne.” tha Ralf Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post