Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nisi mbledhjen me aleatët e forcës opozitare në orën 13.30. Për gati një orë e gjysmë në mbledhje me dyer të mbyllura, Basha pas daljes, me anë të një deklaratë për mediat ka treguar disa detaje për takimin me presidentin e vendit.
Basha shtoj se Meta më informoj me detaje tronditëse, për kapjen kriminale të Gjykatës Kushtetuese, dhe për grushtin e shtetit që Rilindja po planifikon.
Basha me një reagim të ashpër tha se ‘s’ka forcë në tokë ta ndalojë rotacionin’ .
PJESË NGA DEKLARATA
Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve.
Çfarë po u kërkoni qytetarëve?
Për ne parlamenti është shpërndarë në 18 shkurt të vitit të kalaur. Tani ne jemi të orientuar nga zgjidhjet. Zgjidhja nuk mund të jetë vetëm tek partia jonë, rotacioni është i pashmangshëm. Rama kërkon të zgjas dhe të shmang zgjedhjet. Nuk ka forcë që të ndalë rotacionin dhe ardhjen në pushtet të opozitës së re. Ne do të vijojmë bashkëpbisedimin me qytetarët dhe do shpalosimin ofertën tonë dhe kërkojnë një proces zgjedhor të ndershëm dhe një Reformë Zgjedhore dhe nuk ka forcë mbi tokë që të ndal rotacionin, unë dua që ta bëjmë më mjete politike, por bashkimi jonë do jetë i madh dhe i pashmangshëm.
Diskutime rreth kësaj post