Listën e Partisë Socialiste në Fier për zgjedhjet e 25 prillit do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe. Në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e së dielës, Braçe ishte në një takim me qytetarët e fshatit Mizë në Divjakë. Por në një video në rrjetet sociale duket se zv.kryeministri nuk e mban dot gojën dhe nis e ofendon fëmijët e fshatit e këtë e bën fiks para shkollës.
Në video Braçe dëgjohet teksa akuzon grumbulluesin e prodhimeve bujqësore Ramir Hasa si organizator banditësh të vegjël. Por sikur të mos mjaftonte kjo quan fëmijët, banditë të vegjël e kastraveca vetëm se bërtitën “Rama Ik” ndërkohë që Erioni mbante fjalimin në oborrin e shkollës 9-vjeçare Mizë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post