Kuvendi kaloi dje (5 mars) me 89 vota pro paketa anti KÇK, plot 34 ditë pasi u miratua në Këshillin e Ministrave. 17 votuan kundër dhe 3 abstenim ndërsa 9 deputetë socialist munguan në votim.
Në media u raportua se deputeti që nuk ishte i pranishëm ishte edhe Erion Braçe, por ky i fundit ka publikuar procesverbalin dhe shprehet se gazetarët po e bëjnë baltë.
Erion Braçe shkruan:
“MEZI PO PRES TE
ME PERJASHTOJNE NGA GRUPI I PS, MADJE DHE NGA PARTIA!
Ej mos e beni balte!
Jo ju te Partise, por ju te gazetarise!
Ky ne foto eshte procesverbali i votimit te #AKTITNORMATIV dje;
SIC E SHIHNI UNE KAM QENE PREZENT DHE KAM VOTUAR PRO!
Procesverbali eshte online.
Pra, mire qe nuk me shihni dhe dihen arsyet, po procesverbalin online nuk e verifikoni dot?
Shikoni,
une nuk mungoj e nuk votoj kurre kunder akteve qe i propozoj vete;
Legalizimin masiv te banesave, posacerisht ne fshat;
Certifikimin masiv te tokes bujqesore;
Amnistine fiskale duke perjashtuar e paraprire me nje aksion kunder ekonomise se cdo krimineli te denuar kwtu apo jashte, nen hetim ketu apo jashte;
I kam propozuar vete dhe jam i lumtur qe pas pese muajsh u bene akte ligjore e veprim konkret ne territor!”
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post