Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar 12 mjekë specialistë që kanë lënë qytetet e tyre dhe ofrojnë shërbime në qytetin e Kukësit.
Postimi i Manastirliut:
“Dr. Eljona Xhelili është kirurge e talentuar që prej një viti tashmë shërben në spitalin rajonal të #Kukësit. Si dr. Eljana janë 12 mjekë specialistë që kanë lënë qytetet e tyre dhe ofrojnë shërbime si gjinekologji, endokrinologji, nefrologji, e disa shërbime të specializuara, të cilat nuk ofroheshin më parë në këtë spital rajonal.
Falë investimit të qeverisë, spitali i qarkut verilindor, brenda vitit do të #transformohet në një kompleks spitalor #modern, me standardet më të mira për banorët e kësaj zone.
#ShëndetësiaQëDuam” – ka shkruar ministrja.
Diskutime rreth kësaj post