Zona e Korçës është prekur sërish nga një lëkundje tërmeti, e cila është e treta regjistruar mbrëmjen e sotme. Tërmeti i fundit ka qenë me magnitudë 2.9 ballë e shkallës rihter, ndërsa të tjerat kanë qenë më të vogla.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra larg Korçës.
Korça ka qenë një zonë e cila është goditur nga një seri termetesh kohëve të fundit. Përndryshe Shqipëria ditëve të fundit është goditur nga tërmete me magnituda të vogla edhe në qytete të tjera.
Diskutime rreth kësaj post