Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të hapë urgjentisht spitalet rajonale për t’i vënë në funksion të pandemisë së Covid-19. Sipas kryedemokratit, Rama nuk ka asnjë plan për të luftuar pandeminë dhe këtë e tregon qëndrimi i qeverisë për shkollat.
“Dje kryeministri tha se shkollat nuk janë vatra, sot u vendos mbyllja e pjesshme e tyre”, tha Basha, ndërsa shtoi se gjendja është shqetësuese.
“Është e qartë që Rama ka dështuar me planin e pandemisë. Pa plan nuk e lufton dot pandeminë dhe nuk e mposht dot pandeminë për të shpëtuar jetë njerëzish. Kjo ka qenë thirrja ime, një plan serioz për pandeminë, që nis me një numër të saktë testimesh, me pajisjen e spitaleve me pajisje, mjekë e infermierë. Nuk ka zgjidhje tjetër, përvec vënies së spitaleve rajonale në funksion të kësaj beteje. Nëse spitalet rajonale do të ishin përgatitur nuk do të ishim në këtë gjendje kolapsi, që jemi sot. Ne jemi të gjithë dëshmitarë të fatkeqësisë. Është e domosdoshme të veprohet urgjentisht me një plan dhe jo kuturu. Pandemia nuk luftohet pa plan. Dje kryeministri tha se shkollat nuk janë vatra, sot u vendos mbyllja e pjesshme e tyre. Duhet një qeveri e përgjegjshme, që lë gjithçka për të luftuar pandeminë. Mirëpres cdo lloj reflektimi. S’më shkon mendja kurrë që këto momente të vështira të kem parasysh kundërshtarin politik. Sa jetë do ishin shpëtuar, nëse do ishin marrë masa. Qeveria dhe Edi Rama nuk kanë plan, dhe pikërisht kjo më shqetëson sot”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post