Avokati Ylli Manjani ka listuar disa sugjerime për Lulzim Bashën. “Shqipëria ka nevojë për opozitë politike jo për bashkqeverisje. Lulzim Basha nuk ka nevojë të bëjë foto me Edi Ramën, për të kontribuar për Shqipërinë”, – shkruan Manjani.
Postimi i Manjanit:
“Pa dyshim nuk ka vend për koalicione të mëdha, por është koha e kontributeve të mëdha.
Shqipëria ka nevojë për opozitë politike jo për bashkqeverisje.
Lulzim Basha nuk ka nevojë të bëjë foto me Edi Ramën, për të kontribuar për Shqipërinë.
Sugjerimi im për Bashën është:
1. Që me datë 14 qershor Ai duhet të fillojë një tur takimesh me Partitë Popullore në Europë për të lobbuar për marrjen e një date për çeljen e negociatave.
2. Të vendosë mandatet përfaqësuese në Parlament në funksion të:
a. Hartimit të sistemit të ri zgjedhor dhe të organizimit politik në vend.
b. Rikthimit sa më shpejt të legjitimitetit të pushtetit vendor nëpërmjet zgjedhjeve të reja.
Ky është kontributi themelor që duhet të japë opozita dhe Lulzim Basha.
Për ta dhënë këtë kontribut, nuk ka nevojë as për lejen e as për dorën e Edi Ramës.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post