Gjatë një interviste televizive deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma ka thënë arsyen për afrimin e datës së zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, e cila u zhvendos nga 22 korriku më 13 qershor.
Ajo tha se kjo gjë po bëhet pasi kjo është një situatë që kërkon ndërveprim dhe se masat duhen ndërmarrë nga ana e përmbajtjes dhe jo asaj proceduriale.
“Nuk është një ngut, është një përgjigje siç i takon momentit, i cili nuk është aspak proceduarial. Zgjedhjet në pikëpamjen statutore do ishin në korrik. Ka një afrim të datës së zgjedhjeve, pasi është një situatë që kërkon veprim, ku Partia Demokratike të marrë masa e duhura jo procedurialisht por përmbajtësisht, që nuk janë vetëm çështje e PD-së por shumë më gjerë se kaq. Nga ana tjetër mund të ketë një afrim të datës, por do të ketë një zgjatje të fushatës, ku do të ketë një kohë tre javore, për ata që duan të garojnë për kreun e PD. Ajo që duhet thënë seriozisht, është që PD po bën një akt reflektimi pa pritur data dhe procedurat, pa prekur përmbajtjen e zgjedhjeve,” tha Duma.
E ndërsa më herët, Ina Zhupa tha se afrimi i datës brenda PD-së ishte sezoni turistik.
Diskutime rreth kësaj post