Kryeministri Edi Rama ka pozuar me skuadrën shqiptare menjëherë pas marrjes së stafetës së drejtimit të OSBE-së. Fillimisht Rama është prezantuar me të gjithë anëtarët e skuadrës, dhe më pas u ka kërkuar që të bëjnë foto ndërsa nuk kanë munguar as batuta.
PJESË NGA VIDEOJA:
Rama: Duhet të drejtojmë OSBE-në në këtë periudhë kaq sfiduese. Tani e keni të qartë çfarë është kjo? E kuptoni tani çfarë lloj mali duhet të mbani mbi kurriz? Tani do të bëjmë një foto të gjithë. Hajde!
Një prej anëtarëve: Unë nuk rri afër se jam shumë i shkurtër.
Rama: Mos më rri afër se do të të marrin për Erion Braçen dhe do të thotë çdo Erion Braçe në OSBE.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post