Tre lëkundje tërmeti, e para më e fortë dhe te tjerat më të dobëta janë ndjerë këtë mëngjes në Korçë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë u ndje në orën 06;30, 5 km në veriperëndim të Korçës dhe kishte magnitudë 3,7 në një thellësi 19 km.
Ndërsa lëkundja e dytë u regjistrua rreth orës 06:45, 4,5 km në veriperëndim të Korçës dhe ishte me magnitudë 2,1, në një thellësi 18 km.
Po ashtu 10 minuta më pas, në orën 06:55 minuta u regjistrua një lëkundje e tretë me magnitudë 2,2 në Pojan të Korçës, në një thellësi 17 km.
Diskutime rreth kësaj post