Deputeti i PS, Alket Hyseni ka komentuar reformën zgjedhore. Ai ka edhe një ftesë për opozitën.
“Opozita, pavarësisht ftesës sonë për t’iu bashkuar edhe në mënyrë permanente komisionit të reformës, ka zgjedhur për të punuar paralelisht. Është e drejtë e saj, ashtu sikurse ne po dëgjojmë opinionin e shumë partive politike, të cilët nuk janë pjesë të ashtuquajturës opozitë të bashkuar.
Ashtu si rrahim detyrimisht me kolegët e opozitës parlamentare mendimet, edhe sikurse përmenda me ekspertizën e shoqërisë civile, patjetër që jemi të hapur për të pritur sugjerime, vërejtje dhe nga grupi i punës që përfaqëson teknicienët e opozitës. Në analogji i bie që të jenë opozita e vjetër. Fatkeqësisht, kjo opozitë nuk e ka kuptuar mesazhin dhe pse me deklarata të liderëve që do ti bashkohen procesit, që nga Basha e të tjerët, vazhdojnë të mos kuptojnë se ky proces bëhet në parlament.
Kudo të diskutohet, sido të diskutohet, konvergojnë produktin që do japi parlamenti. Kushdo nga faktorët nuk e ka kuptuar këtë, mendoj se nuk ka kuptuar thelbin e demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe i ftoj një orë e më parë që ato mendime dhe ide, sado të mos jemi dakord ne, të mos jetë dakord opozita e parlamentit, hajde ti diskutojmë së bashku, nuk është vonë, qoftë dhe me një përfaqësues”, tha Hyseni në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post