Nga Vlora kreu i shtetit Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili do të shprehej se “presidenti nuk është në rregull nga trutë e kokës”.
Meta thotë se do t’i kërkoj Parlamentit të ardhshëm të kontrollojë psiqikisht të gjithë, duke filluar nga kryeministri, presidenti dhe deputetët.
“Ai thotë që presidenti nuk është në rregull nga trutë. Do t’i kërkoj parlamentit të kontrollohen të gjithë psiqikisht nëse janë në rregull nga trutë, që nga presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministrat, drejtuesit e të gjithë institucioneve”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post