Koronavirusi ka mbërthyer botën, vazhdon të rritet frikshëm numri i të vdekurve dhe i personave të infektuar, ndoshta shifrat zyrtare nuk janë aq reale që mos të përhapet panik.
Të paktën 210 njerëz në Iran kanë vdekur si rezultat i koronavirusit, bënë me dije burime në sistemin shëndetësor të vendit për BBC. Shumica e viktimave janë nga kryeqyteti, Teherani dhe qyteti i Qom, ku u shfaqën për herë të parë rastet e Covid-19.
Shifra është gjashtë herë më e lartë se numri zyrtar i vdekjeve, 34, të dhënë nga ministria e shëndetësisë më të Premten.
Zëdhënësi i Ministrisë Kianoush Jahanpour këmbënguli se po bëhej transparent dhe akuzoi BBC për përhapjen e ‘fake news’.
Diskutime rreth kësaj post