Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një intervistë për ”News24” ka folur për situatën me COVID-19 teksa ka apeluar që qytetarët mos entuziasmohen pasi virusi nuk ka ikur.
Sipas saj risku është ende shumë i lartë në disa qytete të mëdha si Tirana, Shkodra, Fieri apo Kruja por edhe ato mund të jenë zona të gjelbra pasi të analizohet situata e cila merr 2 javë.
“Është qetësuar situata në Shkodër, ka vatra të reja, psh Fieri? në raportimet tona ditore raportojmë dhe vatrat e krijuara. Vatrat janë familjare dhe nuk kemi transmetime të gjera komunitare. Kemi më shumë risk të lartë në qytetet e mëdha. Tirana mban vendin e parë sa i përket rasteve aktive.
Kruja po ashtu, Shkodra mbetet një qytet ku po punohet për gjurmimin e kontakteve. Dje kemi pasur 2 raste në Shkodër. Në fier kemi pasur një vatër familjare. Dua të apeloj qytetarët sa e rëndësishme është që të ruhet distancomi social. Në Fier, një familjar shkoi nga Tirana në Fier, duke i infketuar.
Rregullat nuk duhen thyer, duhet të tregohemi të kujdesshëm.Nuk duhet të entuziasmohemi që virusi iku dhe të kthehemi në normalitet. Duhet të ndryshojmë zakonet, me rregulla të reja që kemi 2 muaj në jetën tonë që i kemi.” – tha Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post