Robert Berisha është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar. Që nga momenti kur lajmëroi ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi me të cilën ka një histori shumëvjeçare dhe për më tepër një vajzë, Roberti është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave.
Ai ka udhëtuar drejt Amerikës së fundmi nga ku po kalon një kohë të mirë pushimi. Përpos fotove dhe videove të bëra atje, këngëtari ka publikuar një foto të tij në Instastory, e cila i përket vitit 1988.
Roberti ka vendosur të kthehet pas në kohë, duke na sjellë një imazh të fëmijërisë së tij. Imazhin në fjalë mund ta shihni më poshtë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post