Ish-oficeri Emiljano Nuhu ka zbuluar arsyen pse deputeti socialist Rrahman Rraja mban gjithmonë syze.
Sipas Nuhut Rraja ka pasur një përplasje me armë me një efektiv policie në vitin 1997 nga i cili është dëmtuar në sy.
“Rrahman Rraja në vitin 1997 ka shkëmbyer zjarr më një polic në stacionin e policisë së Fushë Krujës ku mbeti i plagosur në sy, pranga ai mban gjithmonë syze” bëri me dije Nuhu.
Më tej Nuhu ka dhënë detaje për momentin kur është kërcënuar në zyrën e tij.
“Kam qenë nën trysninë e armës brenda në zyrën time. Presioni ishte shumë i madh nuk më linte të kapja detaje të shumta përballë 4-5 personave.
I pari mesa më kujtohet ka hyrë Rrahman Rraja që ka hyrë në zyrë. Më agresiv ka qenë vëllai i deputetit, Xhelal Rraja.
Ai ka qenë më agresiv pasi është person me precedent të theksuar penal. Njihet nga strukturat e policisë pavarësisht se nuk marrin guximin të shprehen.
Xhelal Rraja ka hyrë në zyrë me armë”, u shpreh ish-oficeri Nuhu.
Rramazan Rraja djali i xhaxhait që më kërcënoi në zyrë.
Po vazdove me hetimet ne do të zhdukim ty dhe familjen për 24 orë.
Diskutime rreth kësaj post