Nënkomisari Emiljano Nuhu, në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24 ka sqaruar përfundimisht rolin e tij në këtë çështje.
Emiljano Nuhu shtoi edhe njëherë se nuk kishte ndërmend t’i tërhiqte ato që kishte thënë
Ai tregoi edhe se ku ishte në datat 21 dhe 27 korrik, dhe se për këtë kishte prova.
Çfarë ka thënë Balla në ato momente, pasi deputeti deklaron dhe mohon kategorikisht që nuk ka qenë prezent në komisariat?
Balla do ta mohoj këtë krim, njësoj si monstra e Selenicës, që tha që nuk kishte bërë asnjë vrasje.
Emiljano Nuhu: Unë kam prova për ta provuar por vetëm në gjykatë do t’i dorëzoj këto prova që kam për ta provuar praninë e njerëzve që kam përmendur dhe që kanë qenë në komisariat. Pavarësisht se institucionet po mundohen që t’i manipulojnë me të gjitha mundësitë dhe hallkat shtetërore që ato kanë.
Diskutime rreth kësaj post