Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7 dhe e shpërndarë nga gazetari Blendi Fevziu ka ngjallur një diskutim të madh në rrjetet sociale. Në pamje shfaqet një grua, e cila dyshohet se është këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, teksa merr një “Çantë Bekimi” nga një grup fëmijësh, e dedikuar për të pastrehët.
Në kronikën e televizionit amerikan, ata i referohen kësaj gruaja si “backpack recipient” – një term që iu, referohet të pastrehëve që marrin si ndihmë një çantë të mbushur me gjëra të nevojshme.
Figura e gruas në video ka ngjashmëri me këngëtaren e njohur, e cila për dekada ka qenë një ikonë e muzikës shqiptare. Ky detaj ka shkaktuar trishtim dhe shqetësim mes shqiptarëve, të cilët janë rritur duke dëgjuar këngët e saj dhe e kujtojnë si një yll të skenës muzikore.
Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë ndarë profile në Facebook që mbajnë emrin Simaku Nolfe, të cilat shpesh ndajnë pamje dhe kujtime nga karriera e Parashqevi Simakut në Shqipëri. Kjo ka shtuar dyshimet për identitetin e gruas në video, megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar.
Diskutime rreth kësaj post