Debati i madh për çmimet e larta në jug të Shqipërisë, të cilat nuk janë lehtësisht të përballueshme për pushuesit, ka qenë tema e trajtuar më së shumti gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.
Teksa gazetari Klodian Tomorri publikoi foton e një fature, ku një vezë omletë kushtonte 8 mijë lekë, moderatorja dhe ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj, ka publikuar listën e plotë të çmimeve në një prej lokaleve në Ksamil.
Vihet re se çmimi i produkteve nuk e kalon vlerën e 400 lekëve dhe se duke marrë parasysh sezonin turistik, por edhe vendin ku po shërbehet produkti, mund të themi se kemi të bëjmë me çmime afër normales.
E thënë ndryshe, ndoshta edhe ne, shqiptarët, nuk dimë të zgjedhim e të shkojmë në vende që ofrojnë cilësi dhe çmime konkurruese.
Hidhini një sy vetë kësaj liste.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post