Një tjetër rrjedhje është shënuar sot nga radhët e LSI. Deputeti opozitar që ka ardhur nga listat e LSI, Nimet Musai, zbuloi sot se do të rreshtohet në radhët e PS në zgjedhjet e 25 prillit.
Nga foltorja e Kuvendit, ligjëvënësi Nimet Musai e tha hapur se do të votojë për PS-në dhe do të jetë pjesë e saj.
Kujtojnë se ai ishte i katërti nga listat e LSI në qarkun e Fierit, në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Musai ishte në mesin e atyre që nuk iu bindën vendimit për të djegur mandatet dhe kështu vendosi të ishte pjesë e parlamentit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post