Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur të trishtë këtë mëngjes, teksa ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino si pasojë e COVID-19.
Veliaj e përshkruan Finon si një burrë babaxhan, një socialist të çmuar që shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë.
“Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino.
Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij!
Prehu në paqe mik i dashur”, – shkruan Veliaj.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post