Sot, djali i Mark Frrokut, Leonardi ka ditëlindjen. Teksa kanë festuar në një darkë familjare, bashkëshortja e ish deputetit, Rudina Dembacaj ka ndarë dy foto në InstaStory një me Markun e një me Leonardin.
Ashtu siç ka treguar edhe në intervista, Rudina Dembacaj ka marrëdhënie të shkëlqyer me familjarët e bashkëshortit të saj Mark Frrokun.
Këtij të fundit, Rudina i ka bërë një urim që na ka emocionuar të gjithëve. Ajo e quan Leonardin “birin e saj” dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen biri im, të dua”.
Kujtojmë se në 2019-ën, prezantuesja konfirmoi ndarjen nga ish-bashkëshorti, vetëm 3 vite pas martesës së tyre. Ndërkohë para disa muajsh ajo mori një super propozim për martesë nga partneri i saj aktual, Mark Frroku në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post