Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-ministrit të Shëndetësisë dhe Mjedisit, zyrtari i lartë në PD dhe themeluesi i gjenetikës shqiptare profesor Maksim Cikuli.
Manastirliu shkruan se humbja e tij e parakohshme lë pas një pikëllim të madh për familjen, bashkëpunëtorët, studentët dhe këdo që ka pasur nderin ta njohë.
“I hidhur lajmi i ndarjes nga jeta i profesor Maksim Cikulit, ish Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit gjatë periudhës 1994-1997, themelues i shërbimit të gjenetikës në Shqipëri, Shef i Departamentit të Pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë prej vitit 2001.
Humbja e tij e parakohshme lë pas një pikëllim të madh për familjen, bashkëpunëtorët, studentët dhe këdo që ka pasur nderin ta njohë.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij!
I paharruar qofte kujtimi i prof. Cikulit!”, – shkruan Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post