Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shprehet se për europianët do të ketë pushime verore.
“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të kaluar pushimet verore. Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjiene, me një distancë pak më shumë sociale, por ne do t’i gjejmë ato”, tha von der Leyen.
Sipas saj “është pozitive që vendet e BE-së kanë filluar të heqin masat kufizuese”, por paralajmëroi qeveritë se ”ato duhet të ecin përpara me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë”.
Diskutime rreth kësaj post