Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasitrliu ka dhënë sot sërish një lajm të mirë nga spitali Infektiv i Tiranës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Manastirliu informon se 2 infermierë nga Tirana janë shëruar nga koronavirusi.
Ministrja thekson se ka shkuar në 30, numri i personelit mjekësor të shëruar nga virusi vdekjeprurës.
MESAZHI I MANASTIRLIUT:
“Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me #COVID19 është një lajm i mirë për të gjithë!
Edhe 2 infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP
Shkon në 30 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19
Deri tani janë 182 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19
#FORCA” – ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post