• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Një femër ndërmjetëse e Habilajve, ja kush është…

23 October, 2017
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Banda e Habilajve ka qenë në përgjim nga autoritetet italiane edhe gjatë vitit 2017. Në janar të 2017-s, Gjykata e Catanias ka rinovuar lejen që Policia të ushtrojë përgjimet telefonike dhe ato ambientale mbi bandën e Moisi Habilajt.

“Panorama” shkruan sot se sipas dokumentit të Prokurorisë italiane, në skenën e bandës kishin dalë disa personazhe të reja, si shoqëruesja e Moisi Habilajt në udhëtimet në Sicili, Brunilda Alikaj.

Kjo e fundit nga përgjimet (faqja 351) rezulton të jetë eksperte telekomunikacioni dhe në një rast udhëzon bashkëpunëtorin e Moisi Habilajt, Maridian Sulajn, që të tregohet i kujdesshëm me përdorimin e telefonit, sidomos në Itali.

Alikaj shërbente si ndërmjetëse mes Moisi Habilajt dhe Maridian Sulajt, në mënyrë që këta të dy të mos kishin komunikim të drejtpërdrejtë, pasi kishin dyshimin që ishin nën përgjim.

Madje, ata kishin sofistikuar dhe mënyrën e komunikimit mes tyre, duke përdorur citofonat e rezidencave në mënyrë që të mos regjistroheshin bisedat mes tyre.

Efektivët e policisë që mbikëqyrnin bandën e Habilajve arritën të siguronin prova dhe të zbulonin transportin e lëndëve narkotike që banda e Habilajve po organizonte në zonën e Portopalos.

“Në udhëtimin e tij të fundit në Sicili, Moisi Habilaj ka qenë i shoqëruar në këtë rast nga një bashkatdhetare, e njohur si Brunilda Alikaj. Nga verifikimet e SDI, nga përgjimet u zbulua se Moisi Habilaj, pasi zbarkoi në Brindisi, në darkën e 12.01.2017, ka kontaktuar menjëherë Angelo Busaccan dhe është drejtuar në zonën e Modicas, më 13.01.2017”, thuhet në përgjimin e Policisë italiane.

Paraardhëse

Bota “mban frymën”, SHBA nxjerr avionët bërthamorë për Korenë e Veriut

Pasardhëse

Horoskopi javor sipas Oscar Cainer (23 tetor- 29 tetor)

Pasardhëse

Horoskopi javor sipas Oscar Cainer (23 tetor- 29 tetor)

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.