Partia “Nisma thurje” nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, por sipas kandidatit të saj Pano Soko ajo doli forcë e parë ndër forcat e reja që kandiduan.
Ndërsa hodhi akuza për blerjen e votave përmes disa mënyrave përfshirë këtu edhe legalizimet, Soko theksoi se ka dhe disa kandidatë të panjohur që kanë thyer herësin.
Deklarata e Sokos:
“Vota u deformua në mënyrë masive. Kandidatë që si kishim njohur ndonjëhereë thyen herësin. Ornald Rakipi. Blerja e votës nëpërmjet legalizimeve, me favore për çështje që kanë referencë në administratë zgjedhore. Rama i kishte atributet për të qenë një qeveri e rrotueshme. Ne si thurje kërkonim të shfrytëzonim këtë moment për të sjellë një ndryshim të vërtet. Ne arritëm që megjithëse me resurset minimale financiare, ne arritëm të dilnim forca e parë krahasuar me forcat e reja se këto të 4 janë forca të vjetra.
Me 10 mijë vota që kemi marrë ne duhet të kishim një përfaqësues në parlameënt por nuk e kemi për shkak të sistemit.Vetëm për shkak të konfigurimit LSI ka humbur shumë mandate dhe i ka fituar PS. Ne duam ta rrëzojmë këtë sistem elektoral i cili e deformon votë dhe vullnetin. Ti fito zoti ta bëftë mbarë por mos e deformo vullnetin. Problemi më i madhi këtyre zgjedhjeve ska qenë dita e zgjedhjeve, ka qenë ditë votimi i qetë, proces normal, komunikim normal me probleme të vogla që se prishëm procesin. Problemi ka qenë përpara ditës së procesit. Mazhoranca ka përdorur të gjitha format“.-tha Sako.
Diskutime rreth kësaj post