• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Nishani vizitë në komunat e Bujanocit dhe Preshevës

7 March, 2017
në Rajon
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Bujar Nishani, me ftesë të Kryetarëve të Komunave të Bujanocit dhe të Preshevës u nis të martën për të kremtuar 130-vjetorin e hapjes së mësonjëtores së parë shqipe dhe të Ditës së Mësuesit, me mësuesit, nxënësit dhe prindërit e shkollave shqipe të këtyre komunave, në Republikën e Serbisë.

Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, gjatë qëndrimit në këto dy komuna, Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime të veçanta me drejtues të tyre, do të vizitojë shkollën fillore të fshatit Tërnoc, si dhe do të marrë pjesë në aktivitetet e posaçme kulturore të organizuara nga komunat për këtë ditë të shënuar për shqiptarët.presheve 2

Me këtë rast, komunat e Bujanocës dhe Preshevës, që janë treva të banuara nga shqiptarë në Serbi, kanë nisur përgatitjet për pritjen e Presidentit Nishani, raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Anash rrugëve në Bujanoc, shihen flamujt kuqezi dhe banderola që i urojnë mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar.
Këtë vizitë, e para e një Presidenti shqiptar në këtë krahinë, e kanë mirëpritur edhe autoritetet e Luginës së Preshevës, që e konsiderojnë “vizitë historike”.

presheve 4Presidenti Nishani do të mbërrijë mesditën e sotme në komunën e Bujanocit, ku do të pritet nga kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe nga kryetari i Këshillit Nacional, Jonuz Musliu.

Më pas ai do takohet me përfaqësues të Komunës së Medvegjës, ndërsa rreth orës 13:00 do të vizitojë shkollën fillore “Muharem Kadriu” (shkolla e re), Tërnoc.
Rreth orës 15:00 axhenda e Kreut të shtetit do të vijojë me vizitën në komunën e Preshevës.

Paraardhëse

Mustafa Nano: Ja pse dua të shkoj te çadra e PD

Pasardhëse

Do të bëhemi me shtet. de more de!

Pasardhëse

Do të bëhemi me shtet. de more de!

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.