• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Nishani me Ivanov: Mbështesim kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni

16 March, 2017
në Rajon
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështesë në kërkesat e tyre legjitime për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Deklarata u bë nga Presidenti Bujar Nishani në takim me homologun e tij maqedonas, Gjeorge Ivanov, ku shprehu qëndrimin e Shqipërisë për marrëdhënie të mira, miqësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë fqinjën e drejtpërdrejtë, Maqedoninë.

Në takimin e zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Global të Baku-së, Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinje.

Gjithashtu, Nishani zhvilloi një takim edhe me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Duke vlerësuar rolin personal të Presidentit Aliyev në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, Nishani nënvizoi se falë vullnetit të përbashkët dhe mundësive reale që ekzistojnë, marrëdhëniet mes dy vendeve mund të pasurohen më shumë me shkëmbime vizitash në nivel të lartë.

Me një theks të veçantë për bashkëpunimin ekonomik, Presidenti Nishani u shpreh se: “Projekti i gazsjellësit TAP po zbatohet me shumë sukses në pjesën e territorit shqiptar dhe do të hapë perspektiva të tjera bashkëpunimi mes dy vendeve, me mundësi shtrirjeje më pas edhe në vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.”

Kreu i Shtetit e siguroi Presidentin Aliyev se kompanitë azere janë shumë të mirëpritura për të eksploruar tregun shqiptar dhe mundësitë e bashkëpunimit apo të investimit në Shqipëri. Gjithashtu, të dy Presidentët shprehën interesin dhe gatishmërinë për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe kontaktet e drejtëpërdrejta mes kompanive të biznesit mes dy vendeve.

Gjatë pjesëmarrjes në Forum, Presidenti Nishani takoi Presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili si dhe shkëmbeu biseda të shkurtra dhe me një numër homologësh apo pjesëmarrësisht me reputacion ndërkombëtar në këtë aktivitet.

Paraardhëse

Ambasadori i SHBA: Kuvendi ta hedhë poshtë Projektligjin për Ushtrinë

Pasardhëse

Policët do mbajnë përgjegjësi nëse familjarët mbjellin hashash

Pasardhëse

Policët do mbajnë përgjegjësi nëse familjarët mbjellin hashash

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.