Ish-kryeministri Sali Berisha pas përjashtimi nga grupi parlamentar t PD-së, ka nisur aksionin e tij kundër Lulzim Bashës.
Berisha ka ndarë para pak momentesh një fotot në rrjetet sociale ku ka njoftuar edshe një herë se sot do të stratojë ‘Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar”.
“Miq, një përshëndetje të përzemërt me këtë foto ditën që nisim Foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroft Partia Demokratike! Sb”, – shkruan Berisha.
Ditën e sotme në orën 18:00, Berisha do të nisë ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”!
Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtojë në mbarë vendin.
Diskutime rreth kësaj post