Komisioni Hetimor ditën e sotme po zhvillon mbledhjen e parë për shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta, tre ditë pasi Komisioni i Ligjeve vendosi që të hetohet Presidenti. Bëhet me dije se, Klotilda Bushka, është zgjedhur sekretare e Komisionit Hetimor për Metën.
Në cilësinë e kryetarit Alket Hyseni propozoi qe Klotilda Bushka të jetë sekretare e komisionit. Me votim të të gjithë anëtarëve u vendos të jete ajo sekretare. Tani pritet të miratohet plani paraprak i hetimit qe i është vene ne dispozicion anëtareve të komisionit.
Zbardhen emrat që përbëjnë Komisionin Hetimor:
Kryetar: Alket Hyseni; Nënkryetar Myslym Murrizi; Sekretar: Klotilda Bushka; Anëtarët Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.
Diskutime rreth kësaj post