• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Nis kufizimi i shitjes së vajit të lulediellit: Sa litra mund të blejë një konsumator

16 May, 2022
në Ekonomi, Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Kryeqytet, në disa pika supermarketesh të pyetura nga “Monitor”, kane nisur kufizimet e shitjes të vajit për konsumatorin nga supermarketet, nuk lejohej shitja e vajit më tepër se 5 litra për konsumator.

Kufizimit e tregtimit kishin nisur prej pak ditësh. Në një pikë tjetër të tregtimit të mallrave ushqimore, sasia e kufizuar e blerjes të vajit të lulediellit ishte deri në 6 litra.

Situata është e ngjashme edhe në rrethe, konsumatorë nga qytete të Librazhdit dhe Elbasanit të pyetur nga “Monitor” thanë se në disa supermarkete prej 1 jave nuk mund të blejnë më shumë se 6 litra vaj luledielli, ndërsa në qytetin e Pogradecit rrjete të ndryshme supermarketesh kanë vendosur kufizime të shitjeve deri në 3 litra.

Importuesit më të mëdhenj të vajit thonë se nuk ka mungesë furnizimesh, ndërsa vijojnë të kenë vështirësi në gjetjen e sasive.

“Aktualisht kërkesa nga supermarketet është e lartë, pasi kërkohet të krijohet stok, duke qenë se çmimet e vajit priten të jenë në rritje.

Me vështirësitë që po hasen në gjetjen e importeve është e pamundur të garantohet stok për supermarketet dhe stok për distributorët e mëdhenj. Nuk po përballemi me mosgjetje të vajit, por vështirësitë në furnizime vazhdojnë të jenë, pasi edhe furnitorët e huaj nuk arrijnë të sigurojnë sasi të larta”, veçoi një nga importuesit e vajit.

Edhe nga konsumatori kërkesa është rritur sipas tregtarëve të vajit, me tepër e ndikuar nga paniku i shtrenjtimit të çmimeve, ndërsa të tjerë po rifreskojnë rezervat e krijuara në muajin mars.

Për importet e vajin e lulediellit situata është rënduar në tregjet europiane që pas nisjes të luftës në muajin mars, pasi 80% të konsumit botëror mbulohet nga Ukraina dhe Rusia.

Në këto shtete në muajin mars nuk u arrit të mbillet fara e lulediellit.

Kufizimet e shitjes te konsumatori final janë ndikuar për shkak të kufizimeve që kanë vendosur furnitorët nga Hungaria, Bullgaria Rumania, Serbia, ndërsa Maqedonia e Veriut do të vijojë të mbajë të mbyllur importet deri më 15 maj.

Në shumë shtete të Europë, si Itali, Greqi, Gjermani kufizime në blerjen e vajit ushqimor nga konsumatori në supermarkete kanë nisur të zbatohen që në muajin prill.

Në tregun shqiptar të parët nisën kufizimet e furnizimeve ishin tregtarët e vegjël.

Bizneset e vogla të mallrave ushqimore të kontaktuara nga “Monitor” pohuan më herët se nga dyqanet e shumicës nuk mund të blinin më shumë se 15 apo 30 litra vaj luledielli (1-2 kuti), për shkak të mungesës të furnizimeve.

Çmimi i vajit të misrit arrin 450 lekë/litër

Aktualisht çmimi i shitjes të vajit të lulediellit të përcaktuar nga bordi i Transparencës është 381 lekë/litër për konsumatorin dhe 346 lekë për shitjen nga konsumatori. Për importuesit marzhi i fitimit i përcaktuar nga bordi është 35 lekë për litër dhe për tregtarët e pakicës 6 lekë për litër.

Sakaq çmimi i vajit të misrit ka arritur në çmime rekord.

Në supermarkete sot 1 litër vaj misri është shitur 450 lekë. Në muajin mars çmimi i vajit të misrit u rrit 23% nga 260 lekë/litër që ishte më parë u shit 340 lekë/litër.

Krahasuar me muajin mars çmimi i vajit të misrit është rritur 32%.

Për sa i përket çmimet të vajit të lulediellit në disa supermarkete kanë nisur edhe ofertat disa ditore të shitjeve me çmime 310 lekë për litër, duke përdorur stokun e vajit të blerë para nisjes të çmimet.

Importet e vajrave u rritën me 68% në tremujorin e parë

Importet e vajrave kanë shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti, duke reflektuar si shtimin e kërkesës, ashtu dhe shtrenjtimin e çmimeve.

Sipas INSTAT, në vlerë, importet e vajrave ishin 2.1 miliardë lekë, me rritje prej 68.3% me bazë vjetore.

Edhe në sasi, importet u rritën, ndonëse me ritme më të ulëta, rreth 33%.

Paraardhëse

Gazment Bardhi flet për debatin në Kuvend me Shehun dhe Spahon: Zoti u ruajt mendjen dhe uroj për ta pleqëri të mbarë

Pasardhëse

Gazment Bardhi bën deklaratën e fortë: Njerëz të Berishës ushtrojnë presion mbi gjykatën

Pasardhëse

Gazment Bardhi bën deklaratën e fortë: Njerëz të Berishës ushtrojnë presion mbi gjykatën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Na zbuluat”, Nuk ua merrte mendja, ja çifti më i ri jashtë BBV

Nga lajme5
31 May, 2023
0

Pas përfundimit të Big Brother Vip, Dea Mishel dhe Kristi Dragot, janë përfolur se mund të kenë një lidhje bashkë...

Pjesë e klipit të saj më të ri, Shpati zbulon sa e ka paguar Nita

31 May, 2023

Vazhdojnë inatet e vjetra, Adi Krasta merr vëmendje me veprimin e fundit ndaj Luiz Ejllit

31 May, 2023

“Ishe shumë e keqe në BBV”, Eva Alikaj përqesh ne ekran fëmijët e komunitetit rom

31 May, 2023

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

31 May, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.