Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se e gjithë politika në Ballkan do të ndryshojë pas 20 janarit. Këtë deklaratë, Ngjela e mbështet me pretendimin se presidenti Vuçiç ka frikë.
“Unë e kam dëgjuar formulimin politik të Joe Biden çfarë ka thënë për Kosovën. Ju nëse keni nevojë i dërgoni me mesazh ndonjë këshillë Bidenit se si duhet të sillet. Unë nuk them që çfarë duhet të bëjë Rama me mini-Shengenin. E gjithë politika në Ballkan do të ndryshojë pas 20 janarit.
Do thoni ju ku e ke provën? E keni parë si është bërë Vuçiç? Ore është sjellja që të jep mendimin nuk janë fjalët. Biden nuk pranoi të nderonte flamurin serb. Ndiqeni frikën e Vuçiçit” u shpreh Ngjela për Report tv.
Diskutime rreth kësaj post