Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vlora se, të rinjtë e qytetit bregdetar do të fitojnë sikurse bashkëmoshatarët e tyre në Korçë mijëra euro në muaj.
Kreu i qeverisë theksoi se mosha e re do të ketë mundësi të fitojë nga 1 mijë euro deri në 10 mijë euro, në bazë të aftësive, pa qenë nevoja të largohen nga vendi, por vetëm me një kompjuter.
Rama foli për transformimin e një kabinaje të vjetër në qytetin e Vlorës, dhe kthimin e saj në një qendër inovacioni dixhital.
“Me Vlorën kemi një aset fantastik që mund të transformohet, dhe t’u japim mundësi të rinjve që të kenë akses tek ky aktivitet me procese ultrainovative trajnimi, e aktorë që i kemi në kontakt, dhe të hyjmë në botën e kodimit dhe të gjithë shërbimeve globale online që u japin mundësinë që pa lëvizur fare nga vendi, pa lëvizur nga Vlora.
Të jenë të punësuar në tregun global me kompjuterin e tyre, dhe mund të kenë paga që shkojnë nga 1 mijë euro në ditën e parë deri në 5, 6, 9,10 (mijë euro), në varësi nga aftësia dhe nga kapaciteti i shërbimeve që kryejnë. Kjo është e ardhmja, dhe për një pjesë të konsiderueshme e atyre që sot janë 14 deri në 19 vjeç, në sensin e punësimit”, – u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post