Profesor Artan Fuga ka marrë pjesë sot në një takim të organizuar nga aktivistët e Teatrit Kombëtar, ku i pranishëm ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Gjatë fjalës së tij, Fuga kujtoi një bisedë që i kishte ngelur në mendje vite më parë që kishte pasur me liderin demokrat, Basha.
“Më kujtohet që me zotin Basha kam bërë një bisedë dhe kam ngelur i fiksuar tek kjo bisedë dhe kam shpresë se kjo krizë do zgjidhet. Propozimi ishte që të kërkohej një mirëintegrim i shkollës, arsimit. Besoj se vetëm një politikë e re, mund të bëjë atë që quhet kulturë kombëtare, që është një mënyrë tjetër e të jetuarit të rinisë dhe hapë ndërgjegjen kolektive, që vetëm arti mund t’i realizojë.”, – tha Fuga.
Diskutime rreth kësaj post