Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat pak minuta më parë ka prezantuar masa të reja në lidhje me marrjen e masave në qytete e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Kurbinit, Elbasanit, Lushnjës.
Në të gjitha këto qytete që nga ora 06:00 e ditës së nesërme në këto qytete nuk do të lejohet që të lëviz asnjë mjet publik dhe privat.
“Duke e marrë lehtë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare. Sot kemi marrë një sërë masash të reja, e kërkojmë ndjesë për kufizimet e mëdha. Nëse jetoni në Tiranë e Durrës përulësisht zabtojeni, kjo luftë nuk luftohet ndryshe.
Do blindohet qarkullimi i makinave private nga Tirana e Durrësi. Nga nesër do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private, dhe transporti ndërurban si edhe taksitë e çdo përmase. Do të mbyllet qarkullimi urban në Shkodër Lezhë, Elbasan, Lushnje Fier e Vlorë.
Lëvizja do të jetëei hapur për ambulancat, ato që transportojnë mallra. Janë domosdoshmëri për të mbrojtur çdo qytetar nga sulmi i koronës. Është një grip që do prek shumë prej nesh. Gjithkush mund ta ketë edhe pse nuk ndiejmë gjë. Na takon të mbrojmë të moshuarit”. tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post