• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga gjendja ekonomike te shpopullimi, Berisha tryezë me shoqërinë civile

22 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktivistë të shoqërisë civile po zhvillojnë një tryezë diskutimi me temë “Shqipëria në rrezik. Ç’duhet të bëjmë”?, ku i pranishëm është dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo edhe kombëtar.

“Ju shpreh nderimin tim më të madh për kontributin tuaj për zërat tuaj,. Jeni përballur me guxim të veçantë me ekspertizë të lartë , me një regjim i cili siç fakton çdo ditë nuk përfill në këtë vend asgjë përveç interesave të ngushta të Edi Ramës. Në këtë vend zëri i komuniteteve , zëri i grupeve të interesit, zëri i opozitës gjithçka shumëzohet me zero dhe është zëvendësuar me variantin më të tragjikomik me fletushka që plotësohen në zyrat e PS si opinione të qytetarëve. Një formë kjo e shëmtuar e Tiranëve absolutë që në dekada e shekuj zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me takime 10-15 vetë. Ky as mendimin e popullit nuk merr, por vetë të zyrave të partisë së tij. Rama sillet në këtë vend në disa aspekte individuale si asnjë person , zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni për projektin më të madh kombëtar të shqiptarëve, projekti i Shqipërisë në familjen e kombeve të zhvilluara europiane që përbën edhe thelbin, ky zotëri me një kurajë të jashtëzakonshme nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hemogjenisë serbe në rajon. Pas 30 vitesh pritshmërie të shqiptarëve për tu vendosur aty ku e kanë vendin, nuk thuhet më si 30 vite më parë se nuk jemi as lindje as perëndim, por thuhet se edhe sot do ta konsiderojmë iniciativën e presidentit Macron nga opozita e Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur paraqitet si alternative luftë, që Serbia të mos shkojë në luftë”, tha Berisha.

Nga ana e tij organizatori Altin Goxhaj pohoi në prag të nisjes së aktivitetit se, në gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, përballë një diktature totalitare institucionale, të gjitha pushtetet janë totalisht të kapura nga Partia Shtet e Patronazhistëve duke e kthyer Shqipërinë në periudhën më të errët të kohës së komunizmit.

“Ekonomia po fundoset duke kthyer ditët më të errëta të varfërisë së fundit të komunizmit. Sot shqiptarët janë përballë shtypjes dhe represionit qeveritar nga njëra anë dhe pamundësisë për të përballuar nevojat më bazike të jetesës! Trendi i braktisjes së vendit nga pjesa më aktive e tregut të punës po e zbraz nga dita në ditë territorin e Shqipërisë ndërsa oligarkët e lidhur me pushtetin pasurohen me ritme të frikshme. Ky bashkëbisedim synon pikërisht bashkimin në një tryezë të përbashkët të shqetësimeve dhe propozimeve të pjesës më aktive të nervit shoqëror, të aktivistëve dhe të kritikëve në zë të gjithë këtyre viteve ndaj së Keqes që po mbyt Shqipërinë, për të shkuar drejt një fronti të bashkuar rezistence kombëtare ndaj kësaj Axhende që po zhbën Shqipërinë!

Në këtë takim nuk do flitet për të analizuar jo thjeshtë gjendjen e Shqipërisë, por për të gjetur rrugën drejt koordinimit konkret të rezistencës qytetare me Opozitën për të frenuar dhe ndaluar të Keqen dhe shpëtuar Shqipërinë! Ajo që shpresojmë të arrijmë është krijimi një Fronti të Bashkuar të Rezistencës Kombëtare ndaj Axhendës”, tha Altin Goxhaj.

Paraardhëse

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, rrëzohet qeveria kryeministrit Petkov

Pasardhëse

Rrëzohet qeveria bullgare, reagon me ironi ish-kryeministri Petkov: Ishte nder të drejtoja një qeveri të rrëzuar nga ambasadori rus

Pasardhëse

Rrëzohet qeveria bullgare, reagon me ironi ish-kryeministri Petkov: Ishte nder të drejtoja një qeveri të rrëzuar nga ambasadori rus

Diskutime rreth kësaj post




Shqip+

Habia, sallatë ruse në samitin e liderëve të NATO-s në Madrid

Nga lajme2
29 June, 2022
0

Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe liderëve të tjerë botërorë në lokacionin e sigurisë së lartë...

Ervin Karamuço: Kam qenë i pari që kam kërkuar dorëheqjen e Ardi Veliu, ja pse

28 June, 2022

“Nëse do të çmendesh sot, mjafton të shohësh”, rrëfehet Grida Duma: Djalin s’e lë të më shohë në TV

28 June, 2022

Lajm i mirë nga Lojërat Mesdhetare, Shqipëria fiton medalje ari në mundje

28 June, 2022

Kryemadhi e konfirmon, bashkohet me Berishën në protestën e 7 korrikut

28 June, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.