• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Nga 7500 deri në 12.500 lekë, hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Burgjeve, ja kategoritë që përfitojnë

13 October, 2022
në Ekonomi
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Burgjeve, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtarë. Në vendimin e qeverisë bëhet me dije, se rritja e pagave të punonjësve të policisë vjen në kuadër të paketës së rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës.

Më konkretisht rritja e pagave është bërë në bazë të kategorive, duke filluar nga 75 mijë lekë të vjetra, tek 125 mijë lekë të vjetra që shkon për drejtorët e Burgjeve apo Policisë së Shtetit.

“Inspektor 57.500; Inspektor i dytë 59.800; Inspektor i parë 62.680; Nënkomisar 70.000; Komisar 77.000; Kryekomisar 87.000; Drejtues 99.000; Drejtues i parë 103.000; Drejtues i lartë 115.000; Drejtues madhor 125.000”, thuhet në njoftim.

Rritja për Policinë e Burgjeve Po ashtu, rritje pagash do të ketë edhe për punonjësit e policisë së Burgjeve.

“Aspirant 53.500; Nëninspektor 55.700 Inspektor 58.400 Kryeinspektor 64.000; Nënkomisar 70.000 Komisar 77.000 Kryekomisar 99.000; Drejtues 115.000; Drejtues i Lartë 125.000”, thuhet në vendimin e qeverisë që është publikuar në “Fletoren Zyrtare”.

Do të rrisim pagat e punonjësve të policisë Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama ai që bëri me dije se qeveria ka marrë vendimin që të rrisë pagat e punonjësve të policisë, policëve të burgjeve, zjarrfikësve, Gardës së Republikës dhe punonjësve të administratës publike.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha se rritja e pagave bëhet për të mbështetur të gjithë ata që janë në krye të detyrës. Rritja do të reflektohet në pagën e ardhshme që do të marrin të gjithë këto kategori.

“Policia e Shtetit, nivelet bazë, pra gjithë punonjësit e Policisë në nivel inspektorësh si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa në vijim është për nivelin e mesëm, respektivisht 15% dhe 7%. Po ashtu, e njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës, kemi një shtesë page. E njëjta gjë vlen dhe për Policinë e Burgjeve, kemi një shtesë page. E njëjta gjë vlen për zjarrfikësit, kemi një shtesë page. E njëjta gjë vlen për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por edhe për gjithë punonjësit mbështetës dhe të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë”, tha Rama.

Paraardhëse

Projektideja mbi restaurimin e monumenteve në Durrës prezantohet në Ministri të Kulturës

Pasardhëse

Google prezanton telefonat inteligjentë Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro

Pasardhëse

Google prezanton telefonat inteligjentë Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

“Rama, kungull”, Kryemadhi krahason politikanët me perime: Basha fluturoi me presh

Nga lajme4
29 January, 2023
0

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Zemër Luana”, gjatë një loje ka krahasuar politikanët dhe njerëz të ekranit...

Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë

29 January, 2023

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun

29 January, 2023

Të dyja në moderimin e “Big Brother Vip”, por a ekziston ‘krisja’ e miqësisë mes Jonidës dhe Arbanës?

29 January, 2023

Ish-banorja e BBV zbulon mesazhet me Kejvinën: Po marr veten nga traumat

29 January, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.