• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nesër tryeza e radhës për Zgjedhoren, Rudina Hajdari zbulon 3 propozimet

5 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pjesë e Këshilli politik që do të mblidhet nesër është edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila në prag të mbledhjes së kësaj tryeze ka folur në Top Talk.

Ajo foli gjatë për këtë tryezë si dhe pjesëmarrjen dhe rolin e opozitës jashtë parlamentit në këtë tryezë, ku ndër të tjera tha: “Edhe opozita jashtë parlamentit duhet të luajë një rol në këtë gjë , por jo me kërkesa bllokuese. Pra të gjithë duhet të lëshojnë dhe të marrin. Dua të theksoj që kjo tryezë nuk mund të jetë një mënyrë thjesht për të marrë kërkesat e opozitës jashtëparlamentare, ndërkohë që të gjitha këto do ndodhin në kurrizin e sakrificën e shumë deputetëve që janë në atë parlament.

Hapja e listave, ndryshimi i sistemit nuk është një gjë që mirëpritet nga forcat kryesore të partive. Unë e di që ndryshimi nuk është një gjë e mirë për ta, duke parë mënyrën sjelljen politike këto 30 vitet e fundit. Marrëveshjet janë bërë në kurriz të shqiptarëve.

Kësaj radhe ajo që po them është se nëse vërtet duam të zbatojmë Kushtetutën, të ndryshojmë sjelljen politike, përfaqësimin në Kuvend ne duhet të ndryshojmë sistemin, sepse ky aktual ka goxha anë negative që kanë dëmtuar demokracinë”.

Por çfarë do të kërkojë nesër në atë tryezë Hajdari?

“Unë do propozoj tre propozime të ndryshme që kanë ardhur: një propozim për sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura, një propozim që vjen me sistemin proporcional rajonal me korrektim kombëtar, dhe një tjetër që është po ai që është sot, por me grupime rajonesh, të kemi 4 grupime rajonesh, 4 zona elektorale, por edhe këto me lista të hapura”.

Thelbi janë lista e hapura, sepse shpjegoi Hajdari: “Ne duam që të krijojmë një lloj sistemi i cili është më i përafërt me sistemin maxhoritar, në kuptimin që përfaqësuesi të jetë pak më i lidhur me atë që e voton dhe kjo zbaton edhe nenin 2 të Kushtetutës. Sovraniteti i popullit duhet të jetë i përfaqësuar në atë kuvend.

Besoj se kjo lloj risie me listat e hapura do ishte hap i duhur për Shqipërinë për të patur një demokraci funksionale, e cila ka patur një mbytje nga mënyra se si ka funksionuar politika.”

Paraardhëse

Zbulohet më në fund se nga ka hyrë koronavirusi në Europë, kur është evidentuar i infektuari i parë dhe nuk është Italia

Pasardhëse

“Për herë të parë”, Manastirliu njofton ndryshimin e rëndësishëm: Do kontrollohen që në doganë

Pasardhëse

“Për herë të parë”, Manastirliu njofton ndryshimin e rëndësishëm: Do kontrollohen që në doganë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.