Dy avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Joshua Roberts dhe Ermir Beta, kanë hyrë në ambientet e IEVP Durrës për një takim me klientin e tyre, Erion Veliaj.
Takimi, që ka zgjatur mbi 50 minuta, vjen një ditë përpara seancës në Apelin e Posaçëm, ku do të shqyrtohet ankimi kundër vendimit të GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg”.
Veliaj ndodhet prej një muaji në paraburgimin e Durrësit, ndërsa mbrojtja e tij po përgatitet për përballjen gjyqësore që do të zhvillohet nesër.
Diskutime rreth kësaj post