Analisti Mustafa Nano ka komentuar zhvillimet e fundit politike. A ka thënë se socialistët “nuk i kanë futur hundët në garën për zgjedhjen e kryetarit në Partinë Demokratike.
Nano tha se kjo garë i përket PD dhe se gjithë të tjerët janë “spektatorë”.
“Nuk shoh skenarë të tillë. Rama s’ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja për zgjedhjet në PD. Madje nuk kam dëgjuar edhe të tjerë socialistë të kenë futur hundët në këtë garë. Është një garë që po zhvillohet brenda PD dhe të tjerët janë spektator”, – tha Nano.
Lidhur me sulmin e djeshëm të kryedemokratit Lulzim Basha për institucionet që administrojnë zgjedhjet të cilat sipas tij kanë marrë urdhra politike që kanë rrëzuar kërkesat e opozitës, Nano u shpreh se kjo është retorikë e Bashës përmes së cilës po bën zhurmë që do të zgjasë deri në momentin e zgjedhjeve.
“Unë e shoh siç e kam parë që në fillim, është një retorikë që e ndihmon Bashën deri në momentin e zgjedhjeve. Ai ka thënë që në fillim që nëse bini dakord që është masakër unë jap dorëheqjen, por askush se ka thënë këtë. Kjo zhurmë do të vazhdojë deri në momentin e zgjedhjeve. Ne kemi pritur prova deri më tani për krimet zgjedhore. Aty ka një kulturë berishiane nga e cila duhet hequr dorë. Nëse institucionet marrin një vendim në favor të PD atëherë ata shprehen se janë institucionet që na duhen në të kundërt thonë i akuzojnë ato. Kjo nuk është e drejtë, institucionet janë të njëjtat, pavarësisht vendimit”, – shtoi analisti për MCN TV.
Diskutime rreth kësaj post