Numri dy i PD, Edmond Spaho, i pranishëm në një aktivitet të organizuar me rastin e 29-vjetorit të krijimit të PD në Mirditë ka lëshuar një paralajmërim të fortë.
Spaho u shpreh se nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t’iu rikthehet protestave masive.
Sipas Spahos opozita është e angazhuar për të miratuar reformën zgjedhore brenda 15 marsit.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike u shprehën se rruga e vetme për të rrëzuar Edi Ramën është përmes bashkimit dhe qëndresës.
29-vjetori i Partisë Demokratike në Mirditë bëri bashkë themelues, kontribuues e anëtar7 të kësaj force politike, ndërsa u kërkua angazhim maksimal i strukturave për tu përgatitur për zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post