Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë një intervistë ndryshe, ku ka folur për vetën jashtë kontekstit politik.
E ftuar në emisionin “Dola te Ola” në News24, Duma tha se nëse nuk do të merrej me politikë, veten e shikon tek regjisura. Madje, sipas saj edhe tani që është në politikë, shpesh herë përpiqet që të jetë prapa kuintave.
Pyetje: Nëse nuk do ishit marrë me politike, ku do e shihnit veten?
Grida Duma: Regjisurë pa diskutim, më pëlqen shumë prapaskena. Po të ishte arti një fushë me treg, po të më jepej ajo mundësi do ta kisha zgjedhur regjisurën. Edhe këtu ku jam, tentoj të ri prapa kuintave.
Teksa foli për karakterin e vet, Grida Duma u shpreh se është një grua e fortë dhe që nuk dorëzohet kurrë.
“Njerëzorë dhe shumë njerëzore. Për njeriun gabimet janë investime. Njeri që nuk pendohet edhe në të këqijat e momenteve të mia. Nuk dorëzohem as kur dua. Unë dua ndonjëherë, por nuk më le vetja. Nuk pendohem, pavarësisht se kam shumë kritika”, – u shpreh mes të tjerave Grida Duma.
Diskutime rreth kësaj post