• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Neptun Albania shpallet për të gjashtën herë kampion i BALFIN Volley

9 July, 2022
në Kryesore, Sport
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Neptun Albania, u shpall fitues i edicionit të nëntë të kampionatit të volejbollit të Grupit BALFIN, në një atmosferë festive, në Parkun Olimpik në Tiranë.

Kjo është hera e gjashtë nga 9 finalet ku ka marrë pjesë, që Neptun ngre kupën e kampionit, kupë e cila iu dorëzua nga zv. Presidenti i Grupit BALFIN Julian Mane.

Në finalen e katërt ndaj rivalëve historikë të ACREM, Neptun fitoi me rezultatin 3-1, duke fituar setet përkatëse 25-12, 25-11, 23-25, 25-13.

Finalja pati grintë dhe ishte e luftuar. Të dyja skuadrat u përpoqën të jepnin maksimumin e tyre. Fillimisht loja u duke se po merrte drejtimin në favor të Neptun që i fitoi lehtësisht dy setet e para.

Por ACREM reagoi me grintë duke fituar setin e tretë dhe duke e rihapur përkohësisht lojën.

Por atëhere kur pritej që ACREM të vazhdonte kthesën, Neptun e vulosi fitoren duke ia dalë mbanë edhe në stetin e katërt.

Një vit më parë ishte ekipi i Mane TCI që u shpall kampion në finale me Neptun, ndërkohë që kjo e fundit rikuperoi duke u shpallur kampione në finale ndërkombëtare, ku u përfshinë edhe finalistë nga ekipet e kompanive të Kosovës.

Dy titujt e tjerë të historikut të këtij turneu janë fituar nga Balfin dhe ACREM.

Eventi final u moderua nga Jenida Vladi e TV Scan dhe në ceremoninë e festimit u dhanë edhe çmime të tjera.

Jumbo mori titullin e ekipit “Fair Play”.

Flora Kaca e ACREM u shpall lojtarja më e mirë femër.

Alban Skënderaj i Neptun mori titullin e “Lojtarit më të Vlerësuar” të kampionatit.

Kliton Saraçi i Elektro-Servis mori çmimin e “Shuterit më të mirë”.

Ky kampionat ka një rëndësi të madhe për Grupin BALFIN, pasi përveç socializimit dhe forcimit të frymës së skuadrës mes punonjësve, si dhe jetesë së shëndetshme, ai përfaqëson më së miri një prej vlerave themelore të Grupit, atë të “Bashkëpunimit”.

Paraardhëse

Albana Vokshi akuza ish-kreut të PD: Lulzim Basha lobon te ndërkombëtarët kundër PD

Pasardhëse

Elon Musk heq dorë nga blerja e Twitter-it

Pasardhëse

Elon Musk heq dorë nga blerja e Twitter-it

Diskutime rreth kësaj post




Kryesore

Si të shpëtoni nga akulli në xhamat e makinës në këto mëngjese të ftohta

Nga lajme4
7 February, 2023
0

Temperaturat e ulëta kanë bërë që kur zgjohemi në mëngjes të gjejmë makinën të ngrirë plotësisht e me akull në...

E frikshme! Gazetari shqiptar ngre alarmin: Në zonën që ra tërmeti ka armë nukleare, është bazë e NATO-s

6 February, 2023

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

6 February, 2023

Ilir Shaqiri fut në paranoja Oltën, aktorja kapet me Luizin: E dija që do të thoshte diçka, e dija! Ja reagimi i këngëtarit

6 February, 2023

Ish banori i BBV rikthehet në shtëpi dhe bën gjestin e papritur, befasohen konkurrentët

6 February, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.