• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nëna e djalit të dhūnuar nga policia nxjerr bllof Ardi Veliun: Video që nxorre është nga një film, jam aktore

30 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
146
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Paraditen e sotme, drejtori i policisë, Ardi Veliu, nxorri një video për të justifikuar dhūnën e ushtruar nga policia ndaj një djali të mitur, në zonën e Liqenit Artificial.

Në video shfaqej nëna e djalit të dhūnuar nga policia, Zaida Çobo, me një pistōletë në dorë. Veliu deklaroi “Shikoni çfarë familje”, duke bërë një lidhje të pakuptueshme mes videos së nënës dhe ngjarjes që kishte ndodhur.

Deklarata e zotit Veliu, i cili gjykon veprimet e qytetarëve, bazuar në sjelljen e të gjithë familjes apo fisit dhe jo sjelljen individuale në momentin e ngjarjes është një dëshmi e nivelit të ulët intelektual, dhe mentalitetit provincial, në nivele drejtuese dhe më të larta në Policinë e Shtetit.

Por, skandali i Ardi Veliut, thellohet edhe më tej, pasi nëna e djalit shprehet se ajo ka qenë aktore në një film dhe sekuenca e shfaqur nga drejtori i policisë, është nga prapaskenat e filmit.

“Unë e përgënjeshtroj këtë që ka nxjerrë Ardi Veliu, pasi është vjedhur nga FB im dhe është pjesë e marrë nga prapaskenat e një filmi, “Dashuria s’mjafton”, e regjisorit Drilon Hoxha, ku unë jam protagoniste. Krerët tanë nuk marrin vesh nga arti.

Ardi Veliu të mësojë të ndajë gjinitë, duke folur për fëmijën tim, thoshte “ajo”, unë kam një djalë dy metra. Vjen nga një nënë që e kam rritur me mund e me djersë”, deklaroi nëna e djalit në një intervistë për Abc News.

Edhe pse deklarata e tij ishte fare e qartë dhe nuk linte asnjë vend për interpretim, Veliu, siç ndodh rëndom me zyrtarët që kapen në skandal, ka deklaruar se fjalët e tij u nxorrën nga konteksti dhe se nuk do të largohet nga posti që mban.

Reagim i Ardi Veliut:

Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.

Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.

Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet.

Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.

Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.

Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.

Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krīm” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.

Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!” ka shkruar ai.

VIDEO:

Paraardhëse

Bashkëqeverisje me Bashën në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Taulant Balla

Pasardhëse

Vatër e rrezikshme e infeksionit, Eugena Tomini tregon gabimin që ndodhi në QSUT

Pasardhëse

Vatër e rrezikshme e infeksionit, Eugena Tomini tregon gabimin që ndodhi në QSUT

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.